Ora News - Çmime stratosferë! 1 km rrugë në Shqipëri kushton 12.2 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria renditet si një ndër vendet me koston të lartë të ndërtimit të rrugëve në Europë.Në bazë të një analize të bërë nga World Highway mbi kostot për ndërtimin e autostradave rezulton se Austria shpenzon më shumë dhe ka një kosto prej12.8 mln eurosh ndërkohë që në Shqipëri një km rrugë kushton 12.2 milion euro për kilometar në bazë të përllogaritjeve për projektin më të ri Thumanë-Kashar.

Shqipëria është vendi i dytë në Europë me koston më të lartë të ndërtimit të rrugëve për km. Sipas një analize të bërë nga World Highway për shpenzimet që bëhen për ndërtimin e një km autostratë rezulton se Austria ka koston më të lartë me rreth 12.8 mln euro për km ndërkohë që Shqipëria renditet e dyta me 12.2 mln euro për km.

Këtë kosto ka autostrada e re Thumanë-Kashar që pritet të ndërtohet në bashkëpunim me privatin. Ky segment është i gjatë 20 km dhe kushton rreth 244 milion euro.Vendet që kanë koston më të lirë në ndërtimin e autostradave janë Danimarka dhe Kroacia.Por kostoja e ndërtimit të një autostrade është e lidhur edhe me terrenin dhe ndërtimi i tyre në terrene malore është shumë herë më i shtrenjtë për shkak të vështirësive.

Gjermania është vendi që shpenzon më shumë për ndërtimin e autostradave malore dhe kostoja arrin deri në 25.9 milion euro për km e ndjekur nga Austria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cmimet-stratosfere-1-km-rruge-ne-shqiperi-kushton-122-mln-euro

Recommended