Ora News - Ushtria stërvitje në terrene malore, rehabiliton edhe 16 km rrugë rurale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat e Armatosura kanë nisur stërvitjen ?Kompaktësimi 2018? në Muhurr të Dibres e cila do të përgatisë dhe trajnojë efektivët e batalionit të Xhenios për kryerje punimesh me mjete të rënda në terrene malore dhe kushte të vështira moti.

Por kjo stërvitje përveç trajnimit të FA u ka ardhur në ndihmë edhe komunitetit, pasi efektivë rehabilituan edhe 16 km rrugë rurale për banorët e zonës

Xhaçka: Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë.

Gjatë kësaj xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile si dhe përgatiten xhenierët e rinj të Forcave të Armatosura dhe trajnimin e manovratorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ushtria-stervitje-ne-terrene-malore-rehabiliton-edhe-16-km-rruge-rurale

Recommended