Ora News - Nxënësve në Elbasan u duhet të bëjnë 5 km rrugë për të bërë mësim pasdite

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Nxënësit e 5 fshatrave të njësisë Tregan në Elbasan do tu duhet të udhëtojnë 5 kilometra për të bërë mësim pasdite këtë vit të ri mësimor.Shkolla e fshatit u dëmtua nga tërmeti i nëntorit, dhe bashkia e Elbasan thotë se nuk ka fonde për ndërhyrje.

Shkolla ?Jonuz Çarçiu? në Tregan të Elbasanit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe prej asaj kohe ju vendos kyçi duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Ndaj nxënësit e 5 fshatrave këtë vit arsimor do të duhet të udhëtojnë mbi 5 km për ta zhvilluar mësimin turn i dytë në shkollën e fshatit Kuqan.

Për prindërit, transferimi i fëmijëve është shqetësues dhe i rrezikshëm ndërsa mësimi turn i dytë sipas tyre nuk do të jetë jo efikas.

?Katastrofë, tmerr.?

Por në zyrën arsimore në Elbasan thonë se kushtet e detyrojnë që nxënësit e Treganit të shkojnë në Kuqan.

Ndërsa në bashkinë e Elbqasanit thonë se kanë gati propjektin për ndërtimin e shkollës së re të Treganit por ai ka mbetur në letër për mungesë fondesh.

Në këto kushte, fëmijët e Treganit në Elbasan do ta kenë vështirë rrugën e dijes në vitin shkollor mes pandemisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nxenesve-ne-elbasan-u-duhet-te-bejne-5-km-rruge-per-te-bere-mesim-pasdite/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended