2500 kandidatë për policë marrin përgjigje brenda 10 ditëve! Ja çfarë duhet të bëjnë të skualifikuar

  • 5 years ago
Të gjithë personat që kërkonin të ishin pjesë e uniformave blu, dje kishin afatin e fundit për të aplikuar e që në vijim të ndjekin Shkollën Bazë për Partullë të Përgjithshme.

Mësohet se aplikues ishin mbi 2500 të rinj e të reja, ndërsa nga dita e sotme, një grup i posaçëm nisi verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar prej tyre, afati i të cilëve përfundon pas 10 ditësh.

Të gjithë aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo kanë mungesë dokumentacioni, do të njoftohen me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore.

Që nga ai moment, aplikanti i skualifikuar ka të drejtën që ankimimin ta bëjë brenda dy ditëve tek Drejtori i Policisë Vendore ku kishte kthyer aplikimin, e ndërsa ky i fundit pas shqyrtimit duhet të kthejë përgjigje brenda 5 ditësh.

Ndërsa të gjithë personat e kualifikuar, do t'i nënshtrohen testimit me shkrim, atij për aftësitë fizike, si dhe testimit me gojë. Në përfundim, fitues do të shpallen vetëm 500 prej tyre.

Recommended