Kërcënimi nga “Jonathan Galindo”/ Ekspertët: Çfarë duhet të bëjnë fëmijët dhe prindërit
  • 4 years ago
Kërcënimi i radhës për fëmijët është loja virtuale ?Jonathan Galindo?, referuar 50 sfidave të Balenës Blu që te çojnë drejt vetëvrasjes.


Nëse nuk pranon të luash të kërcënojnë e të nxjerrin foto të familjes tënde për të të futur frikën.

Mënyrat e vjedhjes së të dhënave personale nëpërmjet platformave digjitale janë të ndryshme, tregon Elton kerluku, ekspert i fushës së krimit kompjuterik, të cilat përdoren më tej për shantazh.

Elton Kërluku: Këtu futemi te bota e krimit kompjuterik. Në rastin konkret shfrytëzohet komunikimi që është krijuar fillimisht dhe me pas le të themi dërgohet një link, apo një dokument i caktuar që mbrapa tij mund të përmbajë një kod i cili mund të fus ato programet e këqija që ne i themi viruse për të marr akses te pajisja që bëhet komunikimi dhe aty normalisht që ne të gjithë mbajmë fotografi apo komunikime të tjera e keto pastaj të përdoren në formë shantazhi si të thuash, duke shfrytëzuar dhe anën fëmijënore.

-Në momentin që i dërgohet ky linku, si duhet të mbrohet fëmija? Çfarë duhet të bëjë?

?Nuk duhet ta hapi fare. Duhet ta fshijë menjëherë . Në mendimin tim është që nuk duhet të ketë fare një llogari personale në këtë rrjet, pra nuk duhet të ketë mundësi që njerëz të panjohur që fshihen pas një profili të rregullt që duket si një profil fëmije, por nuk është i tillë. Mund të jenë një grup njerëzish që mund të jenë e me probleme mendore dhe ne duhet të mos i japim këtë akses fëmijës?.

-Por flasim kur e ka?

?Në momentin që ka rrjete sociale duhet të kontrollohet gjithçka. Duhet të jetë e kontrolluar nga prindërit. Ka opsione në çdo llogari që ti të kesh një privatësi të fortë. Të mos lejosh persona te të bëjnë kërkesa të ndryshme nëse nuk i pranon?.

-Dhe në momentin që nuk e ka as këtë kontroll prindëror?si ta mbrojmë ne fëmijën?

?E para është të mos i pergjigjet fare, të mos e hap e ta fshijë menjëherë nga komunikimi që ka pasur. E dyta duhet të njoftojë prindërit dhe këta të fundit institucionet përkatëse?.

Lojëra të tilla janë të krijuara gjithashtu për arsye të ndryshme nga mendje jo të shëndosha, sipas ekspertëve kibernetikë, ku në botë ka edhe viktima.

?Të kënaqesh me një humbje jete që është jashtë konceptit njerëzor , që është jashtë konceptit normal të funksionimit mendor mund të bëhet edhe për arsye sepse ekzistojnë njerëz të tillë të ndërtuar por që mund të ketë dhe përfitime nga kjo punë , ka grupe të caktuara që paguajnë shuma për të parë ngjarje të tilla?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme...
Recommended