Ora News - Tarifa e Rrugës së Kombit, sa u kushton dhe çfarë përfitojnë banorët e qarkut Kukës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kundërshtimi i pagesës për Rrugën e Kombit ngriti në protestë të dhunshme banorë të qarkut të Kukës, ku sipas një raporti të INSTAT banojnë 77 394 persona ndërsa në të tre bashkitë janë regjistruar rreth 117 mijë. Ata thonë se pagesa i prek direkt ekonomitë e dobëta familjarë, me kosto prej të paktën 10 euro për çdo lëvizje me mjet privat, drejt çdo qyteti tjetër. Por sipas kryeministrit Edi Rama, kontrata koncensionare parashikon për ta lehtësi dhe subvencionim, për të shmangur efektet e padëshiruara.

77 394 persona sipas raportit të INSTAT të 1 Janarit 2018 banojnë në Qarkun e Kukësit, që shtrihet pas traut të pagesës për qarkullimin në rrugën e Kombit, ndërsa në gjendjet civile të tre bashkive janë 117 mijë banorë ku në Kukës janë regjistruar mbi 60 mijë.

Sipas kontratës koncensionare të 6 dhjetorit 2016, mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit që ka marrë përsipër mirëmbajtjen dhe përfundimin e rrugës, çdo makinë që do të qarkullojë në këtë aks do të paguajë një tarifë që varion nga 2.5 deri në 22.5 euro.

Si të gjithë duhet të paguajnë edhe banorët e Kukësit.

Protestues: Qëllimi i kësaj proteste është anulimi i taksës në rrugën e Kombit për qarkun e Kukësit.

Tarifa paguhet para tunelit të kalimashit kur udhëton në drejtim të Kukësit, ose pas tij kur vjen drejt pjesës tjetër të vendit.

Kuksianët do të duhet të paguajnë thuajse për të shkuar në cdo qytet, ndaj e kundërshtojnë ashpër pagesën të cilën e konsiderojnë taksë.

Nësë dikush udhëton nga Kuksi drejt Tiranës me veturë atëherë, duhet të paguajë 5 euro në vajtje dhe 5 në kthim.

Protestues: Ne kemi paguar taksë në maj, kemi paguar taksën që ka marrë Sali Berisha borxhin për ta ndërtuar këtë rrugë.

Varfërinë, rritjen e cmimeve, izolimin, dhe deri në diskrimin janë të tjera argumente kundërshtuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sa-u-kushton-banoreve-te-qarkut-kukes-tarifa-e-rruges-se-kombit

Recommended