Ora News - Veliaj: Punësim për gratë dhe vajzat që përfundojnë vuajtjen e dënimit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punësim dhe integrim përvajzat dhe gratë që përfundojnë vuajtjen e dënimit ka prmetuar kryebashkiaku Erion Veliaj. Projekti i bashkisë pritet të fillojë shumë shpejt si jë mënyrë për të lehtësuar integrimin e tyre në shoqëri.

?Tirana është qytet bujar dhe mikpritës, mezi pres që të fillojmë edhe procese të integrimit në shoqëri dhe të punësimit. Shumë prej zonjave këtu pasi të lënë këtë përvojë, mundet fare mirë t?i bashkohen bashkisë në brigadat tona të gjelbërimit apo të punëve publike në qytet, sepse besoj që kur jemi të zënë me punë, këto momente të vështira të jetës sonë, i kalojmë më kollaj dhe ecim më përpara?, nënvizoi Veliaj.

Drejtoria e IEVP së bashku me bashkinë mbollën 163 drurë dekorativë në mjediset ku vuajnë dënimin rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara, duke krijuar kështu një park të vogël me pemë, stola dhe kosha, si mundësi për të lehtësuar qëndrimin e të dënuarave.

"Jemi afër rekordit tonë të 100 mijë pemëve dhe jo vetëm në parcela publike, parqe apo rrugë, por edhe brenda këtyre institucioneve. Më vjen mirë që edhe ky institucion do të kthehet në një mini-ishull gjelbërimi, brenda një lagjeje të mbipopulluar, por edhe për t?i dhënë zonjave këtu shumë shpresë dhe kurajë, teksa kalojnë këtë moment të vështirë të jetës?, tha Veliaj.

Bashkia duket se është shumë afër arritjes së objektivit në muajin mars për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-punesim-grate-dhe-vajzat-qe-perfundojne-vuajtjen-e-denimit
Recommended