Ora News - Vrasja për pasion, familja e Aldisonit s'u pranua në varrimin e Arielës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e Aldison Belulajt, 23 vjeçarit që tronditi opinionin duke ekzekutuar në mes të rrugës në Tiranë vajzën të cilën thonte se dashuronte, kishte vënë në dijeni familjen e 21 vjecares dhe priste një përgjigje.

Vëllai i i të riut zbulon fakte të reja nga historia sipas tij e dashurisë mes të rinjve, por nuk pranon të flasë para kameras

Vëllai i Aldison Belulajt: "Kanë shkuar për një sqarim në shtëpinë e vajzës. E kishin lënë për në fundjavë që të sqarohej muhabeti, por vajza nuk erdhi nga Tirana dhe ndodhi kjo gjë."

Ndërsa i riu lufton me vdekjen në Spitalin e Traumës një pjesë e familjes në Zharrëz të Fierit jetojnë orë të vështira.

Të hënën u përcoll për në banesën e fundit 21 vjeçarja Ariela Murati, por familja e 23 vjeçarit Belulaj nuk është pranuar, ndaj tashmë i druhen ndonjë hakmarrjeje, por mohojnë çdo skenar për një vrasje të paralajmëruar.

Daja i Aldison Belulajt, Agim Koroveshi: "Nuk ka bërë veprime të tilla kurrë. Ka qenë një djalë i urtë, i sjellshëm si në fshat ashtu edhe me shoqërinë. Sesi erdhën këto rrethana i dijnë vetëm ata dy persona."

Një tjetër i afërm i familjes, thekson se Aldison Belulaj s'ka qenë kurrë problematik, por nuk janë në gjendje të flasin më shumë për histori që sipas tyre do mbetet mes dy të rinjve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-pasion-familja-e-aldisonit-su-pranua-ne-varrimin-e-arieles

Recommended