Ora News - Sukaj: Vllaznia zgjedhje zemre, nuk duhet të kemi frikë nga renditja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Xhevahir Sukaj është goditja e parë e skuadrës së Vllaznisë.

Në intervistën dhënë për gazetarët menjëherë pas firmosjes me klubin kuqeblu, Sukaj është shprehur i kënaqur për rikthimin tek Vllaznia ndërsa ka theksuar se pavarësisht formës jo të mirë fizike, do të punojë shumë për t'u kthyer në lojtarin e duhur për ekipin.

"U bë shumë kohë që kam luajtur me shumë skuadra të tjera. Erdhi një moment i përshtatshëm, që me të gjitha mundësitë dhe kapacitetin që kam si lojtarë, uroj dhe shpresoj t'i shërbej ekipit maksimalisht.

"E kam ndjekur Vllazninë edhe kur isha pjesë e Partizanit, pasi te ky ekip jam rritur. Mendoj se ekipi është në pjesën e atyre skuadrave që janë të gatshme për të bërë mirë, prandaj kam ardhur me dëshirë të plotë për të ardhur tek ky klub, pasi grupi i lojtarëve nuk i mungon Vllaznis.

"Pavarësisht oferta nga jashtë, zgjedhja e Vllaznisë u ndikua dhe nga familja. Duke e parë Vllazninë që nuk është në momente shumë të mira dhe duke parë konkurencën e ngjeshur, edhe për të kapur Europën edhe për të rënë nga kategoria, zgjodha një ambient shumë të përshtatshëm për mua, duke e ditur se ishte dëshira e trajnerit, e administratorit e kryetares së bashkisë dhe dolëm në një konkluzion se duhet t'i shërbejmë ekipit, qytetit për aq mundësi sa kemi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sukaj-vllaznia-zgjedhje-zemre-nuk-duhet-te-kemi-frike-nga-renditja

Recommended