Haki Abazi: Vendimi i Kushtetueses, pamflet politik. Askush nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Për Vetëvendosjen nuk ka zgjidhje tjetër për të rivendosur qetësinë politike në Kosovë përveç zgjedhjeve të parakohshme.

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi në një intervistë me skype nga Prishtina për Rtv Ora me gazetarin Xhoi Malësia, e cilëson vendimin e Kushtetueses që e shpalli të ligjshëm dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re, një pamflet politik.

Abazi: Kushtetuesja lëshoi një pamflet politik dhe nuk merret fare me çështjen problematike që është paraqitur pas mocionit të mosbesimit të suksesshëm. Realisht arsyeton dhe argumenton të drejtën e presidentit Thaçi, i cili nga 6 tetori është treguar element sabotues dhe shantazhues i vullnetit politik të përcaktuar nga votuesit me 6 tetor.

Është vendim politik sepse për herë të parë Kushtetuesja tregon se i është bashkuar një strukture të kapur të institucioneve nga Presidenti dhe njerëzit që realisht janë humbësit e 6 tetorit. Frika nga ndryshimi, çrrënjosja e këtyre strukturave nga këto institucione Thaçi ka bërë që të gjejë njerëz në strukturat politike të cilët po ashtu i kanë rrënjët në këtë krim të organizuar.

Ne do të kërkojmë ashtu si shumica e qytetarëve të Kosovës që gjithmonë kur është në pikëpyetje përfaqësimi demokratik dhe pjesëmarrja e qytetarëve në këtë republikë parlamentare të shkojmë në zgjedhje. Nuk duhet të frikësohet askush nga vota e qytetarëve. Ata e rrëzuan qeverinë, dhe në mënyrë afirmative bëhet hapja e mundësisë për shpërbërjen e parlamentit dhe shkuarja në zgjedhje.

E ndërsa në rrugë institucionale mundësia për zgjedhje të reja duket e pamundur, VV shpresat i ka te revoltat popullore.

Abazi: ADN e shtetit të Kosovës është te mobilizimi qytetar dhe refuzimi i shembjes së sistemit demokratik dhe kushtetues. Të gjitha raportet ndërkombëtare konfirmojnë se shteti është i kapur, instituciomet janë të kapura nga disa njerëz. Jemi lodhur me këto veprime të nëntokës, që kanë një emërues të përbashkët në 20 vite, që është Presidenti Thaçi që nuk lë as forma kërcënuese dhe asgjë tjetër për të sabotuar rendin demokratik të vendit.

I pyetur nëse do ti lëshojnë zyrat e qeverisë pasi parlamenti të votojë një shumicë tjetër, ai ka këtë përgjigje:



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/haki-abazi-rtv-ora-vendimi-i-kushtetueses-pamflet-politik-askush-nuk-duhet-te-kete-frike-nga-zgjedhjet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended