Ora News - Kontrata e PD për lobim në SHBA, prokuroria nis hetimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike.

Pas akuzave të Partisë Socialiste, ku u theksuase selia blu ka paguar 1 milionë dollarë nëpërmjet një kompanie offshore, organi i akuzës i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe vetë Partisë Demokratike të paraqesin dokumentacionin që kanë mbi këtë çështje. Mësohet se prej KQZ është kërkuar vënia në dispozicion të dosjes që ka paraqitur PD me faturat e shpenzimeve, raportin e auditimeve, si dhe tabelat e plota së bashku me kontratat që ka dorëzuar Partia Demokratike mbi fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Po ashtu dhe Partisë Demokratike i është kërkuar paraqitja e të dhënave të plota mbi kontratën e nënshkruar me dy kompanitë amerikane "Biniatta Trade LP' dhe "Stonington Strategies".

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/kontrata-e-pd-lobim-ne-shba-prokuroria-nis-hetimet

Recommended