Ora News- Kontrata e PD, Prokuroria e Tiranës nis letër porosi në SHBA

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas verifikimeve në Shqipëri Prokuroria e Tiranës do të nisë në Amerike letër porosi lidhur me burimet financiare të kontratës së Partisë Demokratike me një kompani amerikane të lobimit.

Burime nga organ i akuzës bëjnë me dije se nga verifikimet e bëra në Shqipëri ka rezultuar se transaksionet financiare janë bërë nëpërmjet thesarit të selisë blu ndërsa tashmë mbetet të verifikohet burimi i të ardhurave të 500 mije dollarëve në Amerike për të cilat kreu demokrat ka deklaruar se janë fonde të mbledhura nga një shoqatë në Amerikë.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës nisen kryesisht pas publikimit në media të dy kontratave që u pasua me denoncimin e Partisë Socialiste. partia qeverisëse është shprehur se një prej kontratave është financuar prej një kompanie guackë e regjistruar në Skoci me emrin ?Biniatta Trade LP?. teksa shuma në total e marrëveshjeve prej një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lobimi-i-pd-prokuroria-e-tiranes-nis-leter-porosi-ne-shba

Recommended