Ora News – Hetimet: Njeriut që iu gjetën 860 mijë euro, dyshohet se ndihmonte Tahirin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur në gjykatë kërkesën për vendosjen e një tjetër mase sigurie arrest me burg për 24 vjeçarin O.S në makinën e të cilit disa javë me parë u gjet një sasi e konsiderueshme parash si dhe patentat e lundrimit të ish- Ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij. Sipas prokurorisë, dyshohet se paratë janë të ish-Ministrit të përfituara nga aktiviteti kriminal dhe 24 vjeçari po ndihmonte në fshehjen e tyre. Por avokatët mbrojtës e kanë kundërshtuar, duke pohuar se paratë janë të ardhurat nga fitimet e kompanisë.

Për herë të parë që pas arrestimit të biznesmenit 24 vjeçar, në makinën e të cilit Prokuroria gjeti shumën prej 860 mijë eurove dhe patentat për mjete lundruese të ish-Ministrit Tahiri dhe bashkëshortes së tij, prokuroria ka artikuluar dyshimin se këto para mund jenë të ish-Ministrit.

Kjo u tha në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku 24 vjeçari u soll pasi prokuroria e Elbasanit shpalli moskopentecën.

Dy avokatët Gentian Osmani dhe Elisabeta Ymeraj pohuan se janë të gjitha dyshimet se 24 vjeçari po ndihmonte personin në hetim Saimir Tahiri të fshihte paratë që i kishte siguruar nga aktiviteti kriminal.

Këto dyshime sipas tyre përforcohen më shumë nga mënyra se si ato ishin gjetur të hedhura në makinë, ku madje katër kartmonedha 50 euroshe ishin të falsifikuara.

Gjithashtu prokurorët sollën edhe dëshmitë e përfaqësuesve të Kurum, të cilët kanë mohuar se këto para do të depozitoheshin tek kompania e tyre.

Prokurorët paraqitën si provë edhe intenerarin e lëvizjes që kishte ndjekur ditën e ngjarjes 24 vjeçari për të shkuar në Elbasan, që sipas tyre ishte Tiranë Kavajë Rrogozhinë.

Por të gjitha pretendimet e prokurorisë u kundërshtuan nga dy avokatët mbrojtes.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/hetimet-njeriut-qe-iu-gjeten-860-mije-euro-dyshohet-se-ndihmonte-tahirin

Recommended