Top News - Dëshmia e shoferit/ Në makinë iu gjeten 500 mijë euro

  • 4 years ago
Hetimet për sasinë e madhe të parave që u gjetën në një kamion që hyri në territorin shqiptar përmes portit të Durrësit janë intensifikuar. Paraditen e sotme është rimarrë në pyetje shoferi i kamionit Andon Thanasi nga Tirana, në mjetin e ti cilit një ditë më parë u gjet dhe nuk u deklarua një sasi prej afro 500 mijë euro.

?Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara?, njofton policia.
Megjithatë, në deklaratën paraprake në polici, ai ka mohuar që të ketë dijeni për praninë e parave në mjet. ?Unë jam shofer dhe e gjej kamionin të ngarkuar dhe çoj në destinacion. Nuk kam lidhje unë, asnjë shofer nuk ka lidhje me ngarkesën. Neve na pajisin me dokumentacionin e ngarkesës dhe kaq, përgjegjësi mbajmë për kokën e kamionit, jo për ngarkesën?, mësohet të ketë deklaruar ai.
Përkundër deklaratave të tij, policia i ka prerë flet-arrestin për shkak se paratë janë gjetur jo në pjesën e brendshme të tij. Policia ka dyshime të forta se paratë i ka vendosur ai.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AndonThanasi#Durres#TopChannel

Recommended