545 telefonat kontrabantë në doganën e Durrësit, 41-vjeçarit iu gjetën edhe 30000 paund e 78730 euro

  • 4 years ago
Policia ka dhënë sot detajet e reja të operacionit që ditën e djeshme, të martën, solli sekuestrimin në doganë e Durrësit të 545 telefonave celularë dhe të një shumë të konsiderueshëm parash.

Konkretisht përpos telefonave të vit prodhimeve të fundit janë sekuestruar edhe 30000 paund e 78730 euro. Po ashtu, në autobusin me shofer 41-vjeçarin Ilir Ferrunaj tashmë të arrestuar, gjatë kontrollit të bërë në vijën e dytë, u gjetën edhe 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme.

Recommended