Ora News - Iu gjetën arsenal armësh, gjykata lë në burg Gëzim Harokun

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 25-vjeçarin nga Yrsheku Gëzim Haroku, në banesën e të cilit u sekuestrua një arsenal armësh. Dyshimet janë se kjo ishte një bazë për furnizimin e grupeve kriminale, ndërsa Haroku ka pretenduar se i ka gjetur armët në një tunel afër liqenit të Kasharit.

Arsenali i armëve, i cili u kap në një banesë në Yrshek disa ditë me parë është dërguar per ekspertizë në Labortorin e policisë shkencore.

Dyshimet janë se ato janë përdorur për ngjarje të ndryshme kriminale, por se në cilat, këtë pritet ta nxjerrin rezultatet e ekspertizën. Prokuroria dyshon se kjo mund te ketë qenë një bazë për vrasësit me pagesë por kjo gjë u mohua këtë të djelë nga pronari i banesës 25-vjecari Gëzim Haroku.

Ai ka pretenduar se i ka gjetuar armët dhe municionet në një tunel afër liqenit të Kasharit, dhe më pas i ka çuar në banesë. Por pavarësisht këtij pretendimi gjykata ka vendosur ta lërë në burg të riun.

Prokuroria akuzoi Harokun për akuzën për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Akuza e vrasjes së mbetur në tentativë ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në kompleksin Eiffel ku Haroku së bashku me Erigers Mihasin dyshohet se qëlluan në drejtim të kompleksit, dhe kjo ngjarje u bë shkak që policia më 19 qershor, të zbuloi një arsenal armësh dhe municionesh luftarake në banesën e tij.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/iu-gjeten-arsenal-armesh-gezim-haroku-del-para-gjykates

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended