Ora News - Pr/buxheti 2018, ekspertët analizojnë në Ora News koncesionet dhe përjashtimet e taksave
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa në parlament vijon diskutimi i pr/buxhetit 2018, me përpasjet politike gjatë gjithë ditës, në studion e lajmeve të televizionit Ora News, ekspertët kanë analizuar draftin më të rëndësishëm të financave publike. Ata kanë informuar qytetarët, duke shpjeguar me elementë pro dhe kundër projektin e qeverisë dhe pikat që kundërshtohen nga opozita.

Pr/Buxheti 2018, drafti më i rëndësishëm i financave publike është analizuar me ekspertë të ndryshëm në studion e lajmeve të televizonit Ora News. Ata kanë shpjeguar dhe analizuar një ndër pikat më të forta të përplasjes politike në sallën plenare këtë të enjte, atë të koncesioneve dhe programit 1 miliardë euro të partneritetit publik privat të qeverisë për infrastrukturën.

Ekspertët kanë ndarë mendimet të kundërta edhe për një ndër pikat që opozita kundërshton më shumë, atë të përjashtimit nga taksat për 10 vjet të hoteleve me 4 dhe 5 yje.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/buxheti-2018-ekspertet-analizojne-ne-ora-news-koncensionet-dhe-perjashtimet-e-taksave
Recommended