Ora News – Qeveria nuk parashikon rritje pagash e pensionesh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për vitin 2018 nuk parashikohen politika të reja për rritje të ndjeshme të pagave dhe pensioneve. Në projektbuxhetin e hartuar prej ministrisë së Financave mësohet se ka një parashikim në ulje për të dy këto zëra. Sa u përket dëmshpërblimit të të përndjekurve dhe për kompensimin e ish pronarëve shpenzimet pritet të jenë të njëjta me vitin 2017.
Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e buxhetit të vitit 2018, ku parashikohet rritje e të ardhurave me 30 miliardë lekë. Në draftin i cili pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të javës së ardhshme, mësohet se nuk parashikohen politika për rritje të ndjeshme të pagave dhe të pensioneve.
Sa i përket zërit për shpenzime të rrogave të administratës parashikohet 4.5 miliardë lekë më pak në zërin për politika të reja.
E njëjta situatë është dhe për fondin e politikave të reja pensioneve ku fondi parashikohet 1.8 miliardë nga 2.6 që ishte në vitin 2017.
Duket se në këtë mënyrë për vitin e ardhshëm do të kemi vetëm indeksimin e pensioneve, sipas parashikimeve ligjore.
Sa u përket të përndjekurve, fondi do të mbetet i njëjtë, ashtu si dhe për kompensimin e ish pronarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-nuk-parashikon-rritje-pagash-e-pensionesh/

Recommended