RTV Ora - Rama thotë fjalën e fundit: Nuk ka shans të largohet qeveria legjitime

  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë para gazetarëve një ditë pas protestës së opozitës.

Rama thotë fjalën e fundit: Nuk ka shans të largohet qeveria legjitime

Rama: Udhëheqësit e tyre rrugëdalë i kanë në rregulluar punët e tyre nuk rrinë pa gjum për faktin se nuk di se si do ta shtrojë tavolinën nesër për fëmijët. Askush nuk shkon në shtëpi me pikëpyetjen për të ardhmen e familjës së vet.Jeta ekonomike e të gjithëve mbrëmë mori një goditje tjetër. Mbrëmë nuk u goditën ata që i sollën njerëzit dhe i pajisën me bimba molotov, apo që u paguan kushedi sa miliona lek. U goditën ata që cdo mëngjes shkojnë për të hapur derën e fabrikës, dyqanit, serës dhe që jetojnë duke shitur prodhimet në një treg ku konsumatori nuk vrapon të nesërmen të konsumojë, por do të rrijë në shtëpi. Po i them këto për të thënë që nuk ka shanc teorik jo praktik që të rrëzosh një qeveri legjitime, e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e qeverisë. Nuk ka shans, nuk ndodh. Synimi është gjetkë. Është të vendoset vendi në kushtet e një pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit Kushetues.

Rama: Nuk goditet qeveria as me 7 ore as 7 mije ore kapsolla e molotov

Rama: Njerëzit ishin të revoltuar nga pamjet skandaloze që prodhoi dje një Shqipëri që nuk është Shqipëria e popullit shqiptar. Është Shqipëria e një grupimi të dalë jashtë kontrollit që nuk kontrollon dot vetveten dhe kërkon të nxjerrë jashjtë kontrollit Shqipërinë. Njerëz të cilët ankoheshin tek unë pse nuk kundërveproni me forcë, pse nuk i fusni në burg. Dua ta them shumë qartë, ne nuk jemi ata. Nuk kemi qenë ata, s'kemi qenë dhe nuk do jemi kurrë ata. Nuk kemi ardhur në qeveri që bëjmë për të bërë atë që bënin ata. Kur e thashë, nga kjo godinë merrnin jetë njerëzish të pafajshëm kur ata janë të fajshëm, por natyrisht nuk meritojnë plumbin. Meritojnë ndëshkimin që e jep ligji dhe drejtësia, nuk e jep qeveria, nuk e jep kryeministri. Kjo drejtësi që është në transformim e sipër. Një drejtësi, ku gjykatës të cilët e dinë se koha e tyre ka mbaruar, që karriera e tyre s'ka më asnjë shans të vazhdojë. Lirojnë nga burgu kriminelë në këmbim të parave apo ulin vite burgu për vrasës me bandë. Që do të thotë që është një proces jo i lehtë, por një proces ku asnjë difekt, asnjë boshllëk, asnjë mangësi në zbatimin e ligjit nuk mund të zëvendësohet duke ushtruar qeveria forcë të paligjshme. Është forcë e paligjshme ajo që kërkojnë dhe e kërkojnë me të drejtë njerëzit ndëshkimin e këtyre kokëhumburve që ju thotë mendja se mund të marrin peng dhe të nxjerrin jashtë kontrollit Shqipërinë për shkak të ankthit të tyre në raport me drejtësinë. Kur them tyre flas për ata që janë koka e gjithë kësaj veprimtarie të paligjshme dhe të turpshme për të gjithë ne që kurrë nuk e kanë dashur dhe kurrë nuk do ta duan reformën në drejtësi në realitetin e zbatimit të saj sepse i friken drejtësisë si djalli temjanit.

Mendoja se duke bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE do fitojnë. Do humbasin me siguri edhe shumë nga aj...

Recommended