Xhaçka i kthehet Gërdecit: Drejtësia të thotë fjalën e vet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pastrimi i territorit nga zonat e rrezikshme me municione luftarake nder vite ka qene sfide e veshtire per Shqiperia qe ka marre edhe jete njerezish.20 vjet  pas krijimit të grupit të parë të asgjësimit të municioneve të tepërta rezulton se jane pastruar 1 mijë hektare ndrësa jane asgjesuar 55 mijë tone municione të llojeve të ndryshme.Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka shfrytezoi edhe nje here rastin per te kujtuar tragjedine e rende te Gerdecit duke theksuar korrupsionin qe solli edhe humbjet e jeteve njerezore.OLTA XHACKAMINISTRE E MBROJTJES?Jo më larg se javën që shkoi, në datën 15 mars, shqiptarët përkujtuan një përvjetor tragjik që na kujton të gjithëve edhe njëherë se sa e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme është kjo kompani dhe sa të rrezikshme janë pasojat, nëse kjo trashëgimi municionesh e armësh lihet në mëshirë të fatit, apo akoma më keq, në mëshirë të korrupsionit dhe abuzimit siç ndodhi në Gërdec në 15 Mars të vitit 2008.Patjetër që i takon drejtësisë të thotë ende fjalën e saj për atë tragjedi që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm dhe që ka shënjuar përgjithmonë jo vetëm FA, por edhe çdo shqiptar të ndershëm. Por na takon ne, ju takon ju, që të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më.?. Xhacka vlerësoi punën e bërë nga efektivët e forcave të armatosura gjatë kësaj kohe në këtë sektor tepër të rrezikshëm.?Besoj që e keni dëgjuar shpesh të thuhet, që për t?u marrë me politikë në Shqipëri duhen nerva të forta. Unë mund t?jua konfirmoj që kjo është e vërtetë, sepse për fat të keq shpesh politika këtu nuk është arena e ballafaqimit të ideve dhe të alternativave, por një arenë balte dhe sulmesh. Por si një njeri që e kam ndjekur nga afër çdo ditë punën tuaj, punën e kësaj kompanie, që kam pasur rastin të bisedoj dhe të mësoj nga eprorë e efektivë të EOD, për historinë e saj, për misionet tuaja e të kolegëve tuaj, di t?ju them që për t?u bërë pjesë e EOD, nuk duhen thjesht nerva të forta, por duhen nerva çeliku! Duhen nerva çeliku, duhet shumë guxim, por mbi të gjitha një ndjenjë e lartë detyre për të rrezikuar jetën në një nga aktivitetet më të rrezikshme me të cilat mund të përballet një efektiv i FA.?Ministrja e Mbrojtjes kujtoi edhe tre pjestaret e forcave te armatosura te cilet kane humbur jeten gjate operacioneve per pastrimin e territorit dhe asgjesimin e municioneve te rrezikshme.

Recommended