Report TV - Shkodër, kapen 2 persona në kërkim,njëri i dënuar për vrasje

  • 6 years ago
SHKODER-Dy persona në kërkim janë arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin verior.


Në kuadër të operacionit ?Vjeshtë 2017? janë arrestuar Lazer Pema 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me 25 vite burg për vrasje në vitin 2013 në fshatin Guri zi.



Ndërsa i dyti është Tauland Pepaj 26 vjeç banues në Shkodër i akuzuar për plagosje në datë 25.06.2017 në lagjen ?Bacallek ?Shkodër, ku gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. Th, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Recommended