Report TV - Kapen 54 kg drogë në Këlcyrë,dy të arrestuar, njëri i dënuar për vrasje

  • 6 years ago
Policia e Këlcyrës ka goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 54 kg drogë dhe një armë gjahu pa leje. Gjatë aksionit, kanë rënë në pranga dy poseduesit e lëndës narkotike, shtetasit Theofan Tito dhe Manol Qorri.

Uniformat blu sqarojnë se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Theofan Tito, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, pesha e të cilëve rezultoi 38 kg. .

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Manol Qorri, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Recommended