Ora News – Rama: Fshesë hekuri për të pastruar administratën nga të korruptuarit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministeri Edi Rama prezntoi platformën online që mundëson koalicionin me qytetarët. Shqipëriaqëduam.al, është mekanizmi që pranon vetëm persona me identitet real, të cilët do të marrin përgjigje në kohë reale pas cdo kërkese apo ankese të paraqitur. Platformën Rama e cilësoi një fshesë të hekurt që do të pastrojë cdo grabiqar apo të korruptuar në zyrat e shtetit.
Shqipëriaqëduam.com është platforma që i mundëson çdo qytetari të jetë pjesë e proceseve vendimmarëse të qeverisë. Platforma innovative, që pranon vetëm antarë me identitet real, u prezantua nga Kryeministri. Edi Rama e cilësoi mekanizmin një fshesë të hekurt që do të pastrojë zyrat e shtetit nga grabiqarët dhe të korruptuarit.
Rama: Ky mekanizëm mund të bëghet një fshesë e hekurt për të pastruar parazidët dhe grabitqarët shumë më shpejt sesa çdo mekanizëm tjetër. Ky mekanizëm mund të bëhet tmerri i cdo kujt që në zyrë shteti në sportel është mësuar që ti shikojë qytetarët nga xhepi apo është mësuar që ti sorollasë për ti dhënë shërbimin. Nuk do lëme gurë pa luajtur që anëtarët e këtij koalicioni të jenë të paprekshëm nga parazidët dhe grabitqarët dhe kështu të shtohen më shumë dhe ky kolaicion të bëhet më i madh.
Çdo qytetarë do të marrë përgjigje në kohë reale, ndërsa pas platformës qëndron një grup prej gati 30 personash që do të marrin në shqyrtim cdo ankesë apo kërkesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-fshese-hekuri-per-te-pastruar-administraten-nga-te-korruptuarit/
Recommended