Ora News - Hajdari shton kërkesat: Numërim elektronik për të balancuar administratën politike
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Deputetja, Rudina Hajdari, krahas kërkesës për hapjen e listave ka dalë me propozimin për futjen e numërimit elektronik për të balancuar administratën zgjedhore politike.

Sipas saj, numërimi elektronik do të jepte një garanci shtesë që votat të numërohen në mënyrë të drejtë dhe jo thjesht nga militantë partie.

Hajdari: Fokusi im janë ndryshimet kushtetuese. Rishikimi i Kushtetutës është një angazhim serioz dhe duhet të marrë vëmendjen e duhur. Sa i përket Këshillit Politik dhe marrëveshjes, ju e dini se ajo u plotësua, u kodifikua, u shqyrtua dhe dakordësua nga të gjitha palët. Ajo që ka mbetur është të plotësohet me elementë shtesë. Për ta bërë më të plotë këtë reformë zgjedhore duhet të kemi këto elementë shtesë. Kam kërkuar hapjen e listave, votimin e diasporës, ndoshta dhe përfshirjen e numërimit elektronik si një element shtesë për të balancuar faktin që administrata zgjedhore nuk u depolizua. Numërimi elektronik do të jepte një garanci shtesë që votat të numërohen në mënyrë të drejtë dhe jo thjesht nga militantë partie.Përfaqësuesit që janë aty numërues bëjnë abuzime të shumta sa i përket numërimit të votës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hajdari-shton-kerkesat-numerim-elektronik-te-balancuar-administraten-politike


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended