Ora News – Digjet banesa në Hot i Ri, 3 familje mbetën në qiell të hapur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër familje në Shkoder mbeti në qiell të hapur në prag të stinës së dimrit, pasi shkendija elektrike dogji banesën ku jetonin pjestarët e familjes Prendi.

Ka qënë ora 08.30 e mëngjesit të së mërkurës kur flakët u shfaqen në njërën prej dhomave të shtëpisë, në fshatin Hot i ri njësia administrative rrethina.

Kryefamiljria Zoje Prendi e  cila ndodhej në guzhinë, ishte ajo që konstatoi zjarrin në dhomën e gjumit dhe menjëherë shpejtoi të kërkojë ndihmë nga fqinjët. Në pak minuta ndikuar edhe nga afërsia mbërriti shërbimi zjarrfikës dhe i ndihmuar edhe nga banorët ndërhyri për të shuar flakët.

"Shkova të rregulloja lopën. Kur hyra në kuzhinë dhe po laja dy enë po dilte tymi nga dhoma.  Në dhomën e gjumit nukka pasur asgjë të ndezur. Edhe gazi ishte i fikur pasi kishim mbaruar punë" thotë familjarja.

Demet materiale janë të konsiderueshme dhe flakët dëmtuan tërësisht çatinë, duke shkaktuar deme edhe në dy banesat ngjitur të familjeve Gila e Malaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjet-plotesisht-banesa-ne-fshatin-hot-i-ri/

Recommended