Ora News – Rritja e pagave, Ahmetaj negociata të vështira me FMN-në

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave ka nisur në Uashington negociatat e vështira me Fondin Monetar Ndërkombëtar ku një nga kërkesat kryesore do te jete realizimi i premtimit të qeverisë për të pasur një rritje pagash dhe pensionesh për vitin 2017.
Edhe pse ekonomia shqiptare konsiderohet se e ka lënë pas krizën 2008-2013 duket se FMN do ta refuzojë këtë kërkesë.
Por ministri Ahmetaj u shfaq optimist se rritja ekonomike prej 3.4% e këtij viti dhe përshpejtimi i rritjes vitin tjetër, na bën që të kemi një avantazh nw negociatën që kemi me FMN për sa i përket komplet kuadrit makro të buxhetit të 2017.
Nga SHBA, ministri Arben Ahmetaj deklaroi se për herë të parë ekonomia shqiptare ka shënuar balancë primare pozitive ndërkohë që është vijuar me uljen e borxhit publik.
Duke folur në Selinë Qendrore të Bankës Botërore, Ahmetaj bëri një pasqyrë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare në tre vitet e fundit, duke përmendur impaktin e reformave kyce si ajo në energji, pensione, reforma administrative-territoriale, stabilizimi i financave publike dhe sistemit financiar dhe së fundmi, edhe reforma në drejtësi, që e çon vendin në një nivel tjetër zhvillimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-negociata-te-veshtira-me-fmn-ne/

Recommended