Ora News - “Tkurrje e ekonomisë me 7.5%”, FMN: Masa rezervë në rast të një pandemie më të rëndë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Fondi Monetar Ndërkombetar, pas përfundimit të misionit virtual në Shqipëri, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se ekonomia pritet të tkurret me 7.5% ketë vit, nga -5% që ishte pritshmëria në prill.

Fondi ka bërë thirrje per rritjen e të ardhurave dhe një sistem më transparent fiskal si dhe në ruajtjen e stabilitetit financiar, pasi pritet rritje e kredive me probleme.

Deklarata e plotë:

Tërmeti i muajit nëntor 2019 dhe pandemia e COVID-19 kanë pasur pasoja të mëdha për jetën e njerëzve dhe ekonominë e Shqipërisë. Falë menaxhimit të përshtatshëm të politikave dhe kushteve financiare lehtësuese në botë, stabiliteti makroekonomik dhe financiar i Shqipërisë është ruajtur. Kapaciteti i Shqipërisë për t?i kthyer huanë Fondit është gjerësisht i përshtatshëm, por risqet janë rritur për shkak të krizave.

Krahas një pandemie botërore më të rëndë, risqet kryesore vijnë nga defi?itet dhe borxhi i rritur publik, dobësitë në financat publike dhe nga një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme. Menaxhimi i këtyre risqeve mes pasigurive të mëdha do të kërkojë mbështetjen e vazhdueshme për ekonominë, duke rikrijuar gradualisht hapësirën për manovrim të politikave ndërkohë që rimëkëmbja të hedhë rrënjë, si edhe mbikëqyrje më të afërt të sektorit financiar.

? Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cënuara nga këto kriza është e përligjur, por duhet të jetë e përkohshme, me përfitues të identifikuar, si dhe të jetë objekt i transparencës dhe i llogaridhënies. Duhen krijuar hapësira për të mbështetur aktivitetet thelbësore dhe për të mbrojtur grupet më të cënuara, duke përfshirë edhe kufizimin e shpenzimeve jo prioritare dhe përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve. ? Kur pasojat e krizave të zbuten, që të rikrijohen hapësira manovrimi për politikën buxhetore, do të ketë rëndësi kritike rifillimi i një konsolidimi modest fiskal duke filluar nga viti 2021, që duhet te forcohet më tej, mbështetur në një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tkurrje-e-ekonomise-me-7-5-fmn-masa-rezerve-ne-rast-te-nje-pandemie-me-te-rende/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended