FMN: Recesioni ekonomik do te arrije ne 7.5 % - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi monetar ndërkombëtarë i ka përkeqësuar parashikimet e tij sa i përket efekteve që do të japë pandemia në ekonominë shqiptare. Sipas FMN, recesioni që do pësojë ekonomia gjatë këtij viti do të arrijë në 7.5%, nga 5 që kishte parashikuar muaj më parë. TAB?Në kushtet kur borxhi i rritur dhe deficiti fiskal janë shqetësimi kryesor, FMN e vë theksin tek sistemi fiskal, i cili duhet të jetë sa më i thjeshtë që nxit mbledhjen e të ardhurave dhe jo informalitetin. Një nivel i lartë të ardhurash tatimore është thelbësor për mbështetjen e investimeve shumë të nevojshme në kapitalin fizik dhe atë njerëzor, duke ulur ndërkohë defi?itet fiskale dhe raportin e lartë të borxhit publik. Sistemi tatimor i Shqipërisë është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta ad hoc e kanë cënuar stabilitetin dhe transparencën. Një sistem tatimor më i drejtë, më i thjeshtë, më efikas dhe më transparent mund ta fuqizojë mobilizimin e të ardhurave buxhetore, duke përmirësuar ndërkohë klimën e investimeve dhe duke ulur informalitetinFmn ripërsërit qëndrimin kundër ligjit për amnistinë fiskale por edhe rrezikun që vjen nga kontrata me partneritet publik privat. Institucioni financiar evidenton se edhe sistemi bankar do të përballet me një rritje të kredive me probleme. Ndaj sipas Fmn është i nevojshëm krijimi një plani rezervë. Kjo pasiguri e paprecedentë e pandemisë nënvizon rëndësinë që ka planifikimi i rezervave. Në rastin e një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të marrin masa të reja për të siguruar ofrimin adekuat të kujdesit shëndetësor dhe për të mbrojtur grupet më në nevojë, duke identifikuar mundësitë për rishpërndarje të buxhetit dhe financime shtesë dhe për të mbajtur likuid tregun e brendshëm financiar. Autoritetet duhet të qëndrojnë në gatishmëri për të marrë këto masa si edhe masa të tjera që mund të jenë të nevojshme, duke ruajtur ndërkohë stabilitetin makroekonomik dhe financiar.Sugjerimet e fondit monetarë ndërkombëtare tashmë janë një përsëritje e qëndrimeve të bëra publike prej kohësh, pasi realiteti ekonomik si dhe qasja e qeverisë në vend ka ndryshuar pak ose aspak.
Recommended