Ora News - PD të tjera denoncime, Zhupa: Ahmetaj vihet në shërbim të Mond Begës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditën e hënë do të publikohen të tjera dokumenta, të lidhjes së Edmond Begos dhe qeverisë për ndryshimin e planit Urbanistik të Tiranës.

E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se dokumentet që do të publikohen të hënën vërtetojnë sesi Arben Ahmetaj vihet në shërbim të Edmond Begos.

Zhupa: Dokumentat që do të nxjerrim të hënën tregojnë sesi shteti, Arben Ahmetaj në këtë rast vihet në shërbim të Mond Begës për një privatizim të shpejtë brenda 6 muajsh. Ndërkohë që pronarëve iu ka lindur e drejta për privatizim që në 1995 dhe shteti për interesa të veta nuk e ka bërë këtë proces, kur futet Mond Bega në lojë për 6 muaj mbaron gjithçka dhe privatizohet prona në pronësi të Edmond Begës dhe firmës së tij. Del edhe një firmë tjetër përsëri e Edmond Begës dhe të dy këto firma bashkë me Edmond Begën si individ bëjnë pagesat kur vjen puna tek privatizimi. Këto do të jepen me fakte ditën e hënë nga PD.

Zhupa thotë se nuk është thirrur në Prokurori, por nëse bëhet kjo gjë ajo është e gatshme. Sipas saj prokuroria vepron me dy standarde.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-te-tjera-denoncime-zhupa-ahmetaj-vihet-ne-sherbim-te-mond-beges

Recommended