Ora News - Pezullimi i prokurorit Braho, 70 dosjet i kalojnë me short 9 kolegëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pezullimit nga detyra i prokurorit Ardian Braho, i dyshuar si i përfshirë në një afërë korruptive ka detyruar kreun e Prokurorisë së Tiranës që t?i japë një zgjidhje edhe vijimit të hetimit të dosjeve, të cilat ai i kishte në dorë.
Mësohet se 70 dosjet i janë shpërndarë 9 prokurorëve të njësisë task- forc të prokurorisë së Tiranës sipas një shorti.
Braho kishte në proces disa hetime të rendësishme si gjetja e pajisjes së përgjimit në paradhomën e zyrës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dosjen e kallëzimit të KLSH-së për dëmin prej 4 mln lekësh në buxhetin e shtetit nga kartëmonedhat e vjetra e të dala nga përdorimi, dosjen ?Panama Papers?, ku po verifikohen disa biznesmenë shqiptarë për veprime të paligjshme financiare, si dhe një numër i konsiderueshëm dosjesh të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullimi-i-prokurorit-braho-70-dosjet-i-kalojne-me-short-9-kolegeve/

Recommended