Vëzhgimi i Ora News/ Qytetarët të rrezikuar nga treni, kalojnë mbi shina

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të pamësuar ndoshta me faktin se në Shqiperi ka ende nje rrjet hekurudhor, por që që me gjendjen e degraduar përdoret gjithnjë e më rrallë, qytetarë të shumtë kanë gjetur guximin të kalojnë mbi shina duke u bërë edhe në disa raste edhe viktima të aksidenteve.

Të paktën për një javë, si pasojë e kalimit mbi shina janë shënuar tre aksidente të ndryshme të cilat fatmirësisht nuk kanë shënuar viktima. Ora News kreu një vëzhgim në linjën hekurudhore të linjës Tiranë -Durrës dhe konstatoi se kalimtarët shumë pak rëndësi i kushtojnë rrezikut.

Siç shihet nga pamjet e fiksuara nga kamera e Ora News , qytetarët kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën duke kapërcyer shinat e trenit. Madje, në disa raste kanë me vete edhe me karroca me fëmijë të mitur. madje kjo zonjë me karrocë ka zgjedhur që të shplodhet në mes të shinave.

Drejtori i Infrastrukturës në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës Shqiptare, Leonardo Jani thotë se në të gjithë rrjetin hekurudhorë ekzistojnë dhe janë evidentuar 260 kalime të paligjshmë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vezhgimi-i-ora-news-qytetaret-te-rrezikuar-nga-treni-kalojne-mbi-shina

Recommended