Aksident mbi shina, treni perplas kamioncinen

  • 6 years ago
Tre persona u plagosën, pasi një kamionçinë me të cilën udhëtonin u përplas nga treni i udhëtarëve të linjës Shkodër- Vorë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës në afërsi të fshatit Pllanë të Lezhës. Kamionçina po kalonte në vendin ku rruga kryqëzohet me shinat, kur treni e mori para.

Nga aksidenti u plagos rëndë drejtuesi i mjetit dhe dy personat që udhëtonin me të. Banorë të zonës thonë se mungesa e trarëve për të bllokuar lëvizjen e automjeteve të momentin kur kalon treni po u rrezikon jetën.

Policia nisi hetimet në lidhje me aksidentin, ndërsa mashinisti i trenit u shoqërua në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Recommended