Ora News - BOOM: Video tronditëse të trajtimit të turistëve në jug të vendit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ ?BOOM? çeli sezonin e ri mbrëmjen e sotme në RTV Ora News. Puntata e parë erdhi me një denoncim rreth mënyrës skandaloze sesi u trajtuan pushuesit në plazhet e jugut të vendit përgjatë këtij sezoni turistik. ?BOOM? solli me zë dhe figurë abuzimet me hapësirat publike në këto plazhe, abuzimet me çmimet por edhe kushtet skandaloze në të cilat tregtohen ushqimet që shiten nga ambulantët për pushuesit.
Doni të dini si janë pushimet në Shqipëri për njerëzit e thjeshtë. Sidomos ato në jug. Përveç plazheve private, të cilat nënkuptojnë hapësira të dhëna me qira për zhvillimin e aktivitetit, shteti duhet të garantojë për qytetarët edhe hapësira për plazhe publike.
Në vitin 2014 doli një vendim që thuhej në çdo plazh 20% do jetë plazh publik.Gjithashtu në çdo VKM thuhet se është pushteti vendor është ai që jep lejet për dhënien me qira të plazheve për privatët dhe kontrollon gjithashtu dhe plotësimin e kritereve nga qiramarrësit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/boom-video-tronditese-te-trajtimit-te-turisteve-ne-jug-te-vendit/

Recommended