4 years ago

Ora News - Rama: Sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri dhe 0 % në jug të Kosovës

Ora News Lajme
Ora News Lajme
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama e quajti vendim normal në kushtet irracionale kur Serbia vijon qëndrimin e dy fytyrësisë, vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe nga Kosova.

'Nga njëra anë Serbia hiqet si viktimë dhe nga ana tjetër i ngul thikën pas shpine Kosovës" tha Rama duke shprehur dhe kritika ndaj Bashkimit Europian për qëndrimin ndaj Kosovës.

Në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që u mbajt sot paradite (26 nentor) në Pejë, Rama nënvizoi disa herë se nuk është Serbia viktima por Kosova dhe se taksa 100% ndaj mallrave serbe është përgjigje politike ndaj veprimeve të Serbisë dhe jo ekonomike.

Madje ai zbuloi dhe presionin që Serbia përmes të dërguarve të Europës vijon ti bëjë Kosovës.

Edi Rama: Është një vendim irracional në kushtet normale, por krejt normal në kushte irracionaliteti si ato që përvijon vijmisisht qasja dyfytyrtë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si vendim ekonomik, gabon.

Jo! Tarifa 100% është reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshme të një sjelljeje supermatiste të Serbisë ndaj Kosovës. Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë sesi në Beograd deri në 02:00 me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët ku dhe Kosova ishte e pranishme për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e paqtimit rajonal.

What the fuck! Do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian. Ne nuk mund të mohojmë se marrëdhëniet dy palëshe nuk janë pa vështirësi. Mjafton dhe shembulli mes Shqipërisë dhe Kosovës për të kuptuar se në ecurinë e këtyre marrëdhënieve ka vështirës, e lëre më pastaj mes Kosovës dhe Serbisë, por ama këto vështirësi janë të të kapërcyeshme kur ka vullnet të mirë për të shkuar drejt një horizonti të përbashkët. Dhe partneriteti Shqipëri-Kosovë në shumë aspekte e dëshmon këtë. Sot ne jemi në fazën kur duhet të konkludojmë.

Zero tarifa dhe zero barriera tarifore brenda 6 mujorit të parë Shqipëri- Kosovë. Nëse jemi këtu jemi këtu për ta bërë këtë dhe duhet ta bëjmë dhe nuk ka nevojë të mblidhemi sërish. Sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri të Kosovës dhe zero % në jug të Kosovës."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-sot-eshte-koha-te-vejme-100-tarifa-ne-veri-te-kosoves-dhe-0-ne-jug

Browse more videos

Browse more videos