RTV Ora - Arrestime dhe procedime penale pas përplasjeve në KZAZ-të e vendit

  • 5 years ago
#rtvora
Policia ka arrestuar 9 persona pas protestave në KZAZ në Mat. Mes tyre është dhe administrator i Njësisë Administrative në Suc të Klosit, përgjegjësi i ndihmës ekonomike në Klos si dhe zyrtarë të tjerë. Në deklaratën për mediat thuhet se janë 12 shtetas të tjerë që janë në kërkim dhe 12 janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia thekson se shkak janë bërë përplasjet në KZAZ Nr. 16, që ndodhej në Pallatin e Sportit "Ferit Hysa", Bashkia Mat dhe KZAZ nr. 17, që ndodhej tek Biblioteka e qytetit, Bashkia Klos. Protestuesit arritën të thyenin policinë duke dëmtuar materialet zgjedhore. Ndërkaq në berat policia ka referuar në gjendje të lirë 40 shtetas, për shkak se tentuan të hynin në KZAZ.

Në Kukës u duk se policia tërhoqi materialet zgjedhore pas protestave, por këtë të enjte u ndaluan katër persona tre nga të cilët punonjës të bashkisë dhe 7 u shpallën në kërkim. Arrestimet u konsideruan të padrejta prej PD së këtij qyteti: Nuk ka qenë tubim por ka qenë zbatim detyre në për dekretin e Presidentit për lirimin e ambienteve të shkollës. Grupi i këshilltarëve të djathtë edhe sot në mbledhjen e Këshillit e dënoi si rast dhe kërkon që policia e shteti të mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të politikës."

Edhe në Kavajë pas përplasjeve në KZAZ nr. 42 u ndaluan 7 persona, dy prej të cilëve punonjës të Bashkisë.

Për mediat u bë e ditur se identifikimi I tyre u bë prej pamjeve filmike.

Po ashtu dhe në Kamëz u ndaluan 3 protestues dhe u proceduan 34 të tjerë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestime-dhe-procedime-penale-pas-perplasjeve-ne-kzaz-te-e-vendit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended