RTV Ora - Tension dhe ne KZAZ e Kukesit, nderhyn FNSH

  • 5 years ago
#rtvora
FNSh ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ndodhej edhe para KZAZ nr 11 të Kukësit në palestrën e gjmnazit të qytetit.

Mbështetës të PD-së, policia bashkiake kërkojnë të hyjnë në KZAZ për të larguar materialet zgjedhore në mbështetje të dekretit të presidentit, ndërkohë që policia e shtetit dhe FNSH po përpiqen ti ndalojnë.

Gazetari i RTV Ora informon se ka pasur debat mes policisë bashkiake dhe policisë së shtetit.

"Në momentin kur është tentuar të thyhet dera FNSH ka hedhur gaz lotsjellës" informon gazetari i RTV Ora Ervin Mehmeti.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi i kërkon policisë të mbështesë bashkinë dhe i bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje

"Nuk mund te kete zgjedhje pa dekret te presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit eshte e paligjshme. Kam kerkuar lirimin e ambienteve. Kerkoj nga policia zbatimin e logjit dhe mbeshtetjen e bashkise. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar. Ministri i Brendshëm të marrë masa për zbatimin e ligjit në krah të qyterëve. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR të mbajnë një qëndrim"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tension-dhe-ne-kzaz-e-kukesit-nderhyn-fnsh-perdor-dhe-gaz-lotsjelles
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended