Ora News - Vendimi nga ministri Bardhi - Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Korçës
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Burgut të Korçës, Robert Kodra është shkarkuar nga detyra nga ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi.
Shkarkimi është bërë me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda.
?Nga hetimi administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se jemi përpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjell pasoja të rënda për funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi?, thuhet në njoftim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkarkohet-nga-detyra-drejtori-i-burgut-te-korces/
Recommended