Vlorë - “Mitsubishi” përfshihet nga flakët në parkim, digjet pjesërisht
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorës, ndërsa ishte i parkuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15, në lagjen ?28 Nëntori?.
Uniformat blu ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se mjeti tip ?Mitsubishi?, në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen ?28 Nëntori? Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit.
Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mitsubishi-perfshihet-nga-flaket-ne-parkim-digjet-pjeserisht/
Recommended