Ora News – Sekuestrohen 700 gram heroinë në Fier, dy në pranga

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërdarjes së drogave të forta.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar ?Bjondi? bëri të mundur sekuestrimin e 700 gram lëndë narkotike heroinë, si dhe arrestoi dy persona të dyshuar si posedues të saj.
Të arrestuarit janë:
1.Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen ?Liri Gero?, Fier.
2.Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen ?1 Maji? Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-700-gram-heroine-ne-fier-dy-ne-pranga/

Recommended