Ora News - Shisnin heroinë në Korçë, dy në pranga

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy shpërndarës të lëndëve narkotike teksa është sekuestruar rreth gjysmë kg heroinë.

Të arrestuarit janë shtetasit:

? M. Xh, 34 vjeç (i dënuar më parë për "Vjedhje")

? L.M, 36 vjeç,(i dënuar më parë për "Vjedhje me dhunë"), të dy banues në Korçë

"Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj shtetasit L.M, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë" thotë policia.

Gjithashtu në banesën e M.Xh, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 423.8 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Heroinë (nga e cila 109 copë e ndarë në doza)

19 tableta metadoni.

Një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

45 copë fishekë me mbishkrim E.

1 peshore elektronike.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal në ngarkim të këtyre shtetasve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shisnin-heroine-ne-korce-dy-ne-pranga

Recommended