Ora News – Kandidatët për KLGJ nga Avokatia me mungesa në dokumentacion

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në dijeni Shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera në lidhje me procesin e verifikimit të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në letër Kuvendi ngre shqetësimin për mungesë të dokumentacioneve të disa prej kandidatëve, ndërsa njofton se këta të fundit kanë afat 5 ditë për dorëzimin e dokumentacionit të plotë.
Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar përmes një letre Kryetares së Bodrit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera në lidhje me procesin e verifikimit të kritereve ligjore të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në letër Kuvendi ngre shqetësimin se disa prej kandidatëve kanë mungesë në dokumentacionin e dorëzuar.
Kuvendi bën me me dije se ka marrë në shqyrtim listën e kandidatëve për KLGJ dorëzuar nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc ngritur pranë Avokatit të Popullit në datën 15 maj.
?Kandidatëve u mungojnë kryesisht dokumentacioni ligjor si:
-Vërtetim nga Tatimet që kandidati nuk është debitor
-Vërtetim të gjendjes gjyqësore që kandidati është i padënuar
-Kartë të licencës së ushtrimit të profesionit të avokatisë të vlefshme për të treja shkallët e gjykimit, e rinovuar ?-thuhet në shkresën e Kuvendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kandidatet-per-klgj-nga-avokatia-me-mungesa-ne-dokumentacion/

Recommended