Ora News – Sigurimet, rriten Kontributet minimale dhe ato vullnetare
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 250 mijë persona të punësuar merr pagë minimale do të përfitojnë nga vendimi I qeverisë për rritjen e pagës minimale me 9%.
Nëndrejtori i Institutit të sigurimeve shoqërore Ali Emini sqaron për Ora News se bashkë me vendimin për rritjen e pagës minimale rrjedhimisht është rritur edhe masa e kontributit që do të paguhet.
Emini: Duke filluar nga 5 maji, edhe paga minimale për efekt të pagimit për kontribute nga 22 mijë lekë që ishte bëhet 24 mijë lekë. Po kështu rritje do të ketë edhe paga maksimale. Nga 97 mijë lekë që ishte shkon në 105 800. Kontributi minimal shoqëror plus shëndetësor është 6 690 lekë.
Por kontributi mbi bazën e pagës nuk është i vetmi që ka ndryshuar. Tashmë edhe ata që duan të blejnë kontribute vullnetare paguajnë në bazë të vendimit të ndryshuar të këshillit të ministrave dhe në disa raste përfitojnë zbritje.
Emini: Për shkak të rritjes së pagës minimale në shkallë vendi ka pësuar rritje natyrisht edhe ajo që ne e quajmë tarifa e pagesës për të blerë një vit sigurim vjetor vullnetar. Kontributi mujor për sigurim vullnetar 5 181 lekë. Kurse kontributi vjetor llogaritur mbi këtë kontribut mujor rezulton të jetë 62208 lekë. Në qoftë se ky kontribut paguhet menjëherë, pra vjetor ka skonto 6%. Në qoftë se paguhet 6 mujor, ka skonto 3%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sigurimet-rriten-kontributet-minimale-dhe-ato-vullnetare/
Recommended