Ora News – Opozita protestë në Elbasan, Lushnje dhe Milot
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta e Opozitës u shtri edhe në tre rrethe të vendit në kryqëzimet kryesore në Elbasan, Lushnje dhe Milot. Policia mbikqyri tubimet dhe u kujtoi deputetëve demokratë dhe mbështetësve të opozitës se protesta ishte e paligjshme.
Për një orë, tre akse kryesore u bllokuan edhe në tre rrethe të vendit. Protesta e deputetëve demokratë dhe mbështetësve të Opozitës u përqëndrua në tre pika kyçe.
Në Elbasan u bkllokua aksi që lidh këtë qytet me Tiranën dhe me Durrësin. Ndërkohë, policia e Elbasanit ka mbikqyrur tubimin.
Në kryqëzimin e Milotit mbështetësit e Opozitës mbërritën të organizuar nga tre rrugë kryesore. Megafoni i policisë u kujtoi qytetarëve se protesta e tyre ishte e paligjshme.
Edhe në autostradën Fier-Lushnje, në rrethrrotullimin e Plugut u bllokua për një orë qarkullimi i mjeteve dhe u protestua paqësisht.
Protesta u mbështet edhe nga deputetë të PD-së, të caktuar për mbarëvajtjen e tubimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-proteste-ne-elbasan-lushnje-dhe-milot/
Recommended