RTV Ora - Opozita 5 orë protestë para Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë
  • 5 years ago
#tvora #protesta21mars

Ka vijuar 5 orë protesta e opozitës sot. Ndryshe nga protestat e tjera kjo e sotmja ishte më e qetë. Policia nuk përdori në asnjë moment gaz lotsjellës por forcoi kordonët policor që protestuesit të mos përparonin drejt Kuvendit. Disa herë pati momente dhe tensioni ku protestuesit u përpoqën të çanin kordonin dhe drejt efektivave goditën me tymuese dhe kapsolla. Më pas protestuesit u ulen kembekryq për gati një orë dhe rreth orës 13: 29 minuta ata u ngriten u zhvendosen drejt policise së Tiranës ku flitet se janë disa protestues të ndaluar.

Pasi u siguruan që protestuesit do liroheshin, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nënkryetari i PD-se Edi Pakola dhe mbeshtetësit marshuan drejt selisë së PD-së për të njoftuar mbylljen e protestës për sot por jo betejën.

"Beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur në një rrugë që nuk ka tjetër veç fitores. Nuk ka forcë që na ndal në rrugën tonë për një demokraci në Shqipëri. Jam i bindur që kësaj rruge do i shkojmë deri në fund. Rama ik!" u shpreh Edi Paloka.

Protesta e nisur në orën 10:00 u mbyll në orën 15:00 pa incidente. Vetë kryetari i PD-se Lulzim Basha nuk ndodhej në protestë pasi ndodhet për vizitë në Bruksel.

Per me shume lexoni: http://www.oranews.tv/article/protest...

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended