Aksidente ne Milot dhe Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën dytësore Laç - Milot.Mjeti tip kamion me drejtues një 40 vjeçar nga Laçi përplasi një motociklete me të cilwn ishin duke udhëtuar një 52 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij.Si pasojë e plagëve të shumta, ndërroi jetë në vend drejtuesi i mjetit, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë, në spitalin e Traumës në Tiranë.Shoferi i kamionit u shoqërua në ambientet e policisë për tu marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u shënua në Librazhd, ku një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë u plagosën 3 djem të rinj nga Korça, dy prej të cilëve vëllezër.

Recommended