Ora News - Rriten me 23 mld lekë eksportet, 54 mld lekë nga importet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksportet e mallrave kanë pësuar rritje gjatë muajit mars me 13% thuhet në raportin më të fundit të INSTAT. Prej tyre kanë ardhur 23 mld lekë, por edhe importet janë rritur dhe vlera e tyre arrin në 54 mld lekë. Sipas INSTAT defiçiti tregtar po ashtu është rritur në 31 mld lekë. Vendin kryesor të mallrave të importuara e zënë në 75% ato të ardhura nga vendet e BE.
23 mld lekë është vlera e arritur gjatë muajit mars nga eksportet e mallrave dhe 54 mld lekë importet.
Sipas INSTAT, rritja krahasuar me muajin shkurt të eksporteve është 12.9% dhe importeve 22.3%.
Kjo ka bërë që defiçiti tregtar të rritet me 12.8% krahasuar me marsin e 2016, duke arritur në 31 mld lekë.
Ndikimi kryesor në rritjen mujore të eksporteve e kanë dhënë materialet e ndërtimit, metalet, tekstile dhe këpucë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/rriten-me-23-mld-leke-eksportet-54-mld-leke-nga-importet/

Recommended