Ora News – Droga me skaf Gjiri i Lalzit në Brindizi. Zbulohet grupi kriminal

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup i strukturuar kriminal i cili dyshohet se me skaf trafikonin ngarkesa të mëdha kanabisi nga Gjiri i Lalzit drejt Italisë është zbuluar nga një hetim i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes dhe Guardia di Finanzia.
Sipas prokurorisë pikënisja e skafit ishte zona e Gjirit të Lalzit në Durrës dhe destinacion Brindizin. Mesnatën ndërmjet të Premtes dhe së Shtunës, (7-8 Prill) janë ndaluar 7 persona mes tyre 5 shqiptarë e dy italianë.
Nderkohe ngarkesa e fundit kur ishte planifikuar të trafikohej ishte 5 prilli.
Prokuroria informon: ?Deri në këtë fazë të hetimit, të paktën 7 persona, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 2 italianë, janë ndaluar mesnatën ndërmjet të Premtes dhe së Shtunës, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në kuadër të këtij hetimi të përbashkët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbulohet-grupi-qe-trafikonte-kanabis-nga-gjiri-i-lalezit-drejt-italise/

Recommended