Ora News – Durrës, nipi vret gjyshen 80 vjeçe, më pas veten

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit.
Gjyshja 80 vjeçare, Hurme Curri dhe nipi i saj Ersid Curri, 25 vjeç, janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në lagjen nr 10 të qytetit të Durrësit.
Informacioni paraprak i policisë eshte: Policia informon se dyshohet se nipi Ersid Curri, 25 vjeç ka vrarë gjyshen e tij, Hurme Curri, 80 vjece dhe më pas veten?
Trupat e pajetë janë gjetur brenda në banesën e mbyllur me çelës nga brenda në orën 12: 15 minuta. E moshuara është gjetur në krevat ndërsa në vendngjarje është gjetur një automatik me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Gazetari i Ora News raporton se nipi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu pasi kishte kryer dënimin për vrasjen e një bashkëmoshatari, Klajdi Myzyri. Krim i ndodhur 10 vjet më parë, që pasoi një zinxhir hakmarrjesh ndaj familjarëve të të riut. Fillimisht me vrasjen e vëllait të Ersidit shtatë vjet më parë me plumb në kokë dhe gjashtë muaj vrasjen e të atit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-nipi-vret-gjyshen-me-pas-veten/

Recommended