Ora News – Për herë të parë demonstrim ushtarak në Vaun e Dejës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka nisur me demonstrime të forcave ushtarake, ?dita e hapur? për komunitetin në batalionin e parë të këmbësorisë të Vaut të Dejës. Veprimet në pikën e kontrollit, komunikimi me turmat, ushtrimet në raste të emergjencave civile si dhe armatimet e reja, mjetet e ndërlidhjes etj të gjitha sipas standardeve të NATO-s, janë ndjekur me interes nga të pranishmit, mes tyre edhe drejtues vendor të veriut.
Koçi: Është një nga zonat ku vlon shpirti kuqezi. Që të bëhesh pjesë e Forcave të Armatosura duhet të jesh patriot.
Duke u bërë thirrje të rinjve të integrohen në forcat e armatosura, komandanti Ali Mali, u kujtoi përfitimet nga ky rekrutim.
Mali: Përkujdesja ndaj personelit veçanërisht ndaj ushtarëve të rinj, ka qenë dhe është maksimale e punës së përditshme të oficerëve dhe të Shtabit për të bërë mundur avancimin e tyre të mëtejshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/per-here-te-pare-demonstrim-ushtarak-ne-vaun-e-dejes/

Recommended