RTV Ora - Klosi: Për herë të parë në Shqipëri, shkollë velash për të edukuar brezat e rinj
  • 5 years ago
#rtvora
Nga Vlora, ku ishte i pranishëm për të ndjekur garën me vela, që u zhvillua sot nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit, ministri Klosi dha lajmin se për herë të parë në Shqipëri do të hapet shkolla e velave për të edukuar brezat e rinj, që ta duan dhe ti shërbejnë detit.

Klosi: Sot është një ditë shumë e bukur, sepse kanë ardhur 24 varka me vela për të bërë garë nga porti i Vlorës drejt portit të Orikumit. Kjo është pjesë e atraksionit turistik, por më shumë se kaq sot do të fillojë për herë të parë shkolla e velave për fëmijët, për të edukuar një brez i cili do të jetojë me detin.

Për të nxitur këtë iniciativë të re, sipas ministrit duhet të kemi politika të reja fiskale përsa i përket afrimit të porteve dhe marinave shqiptare për investime dhe po ashtu për shfrytëzim nga barkat e ndryshme.

Klosi: Me konsullatën italiane kemi punuar që kjo të jetë pjesë edhe e Cooperazionit Italian për të na dhënë mbështetje në marrjen e leksioneve për zhvillimin e turizmit në det, nga industritë më të zhvilluara në Itali. Prandaj duam shumë që strategjia jonë e re, ekonomia e detit të marrë sa më shumë impulse nga kjo jetë e përditshme që zhvillohet edhe sot në qytetin e Vlorës.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se në këtë edicion të dytë, Regata vjen me një itinerar te plore dhe me risi.

Leli: Risia e të ofruarit brezit të ardhshem kursin e varkave me vela, duke ju mundësuar fëmijëve të përzgjedhur nga faqja e Bashkisë Vlorë, 9-12 vjeç kursin e varkave me vela dhe fillimin e një dashurie dhe raporti me detin duke mundësuar më tepër kapacitete turistike në Vlorën e së ardhmes.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-here-te-pare-ne-shqiperi-shkolle-velash-te-edukuar-brezat-e-rinj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended